Melodi
Në rrugët e qytetit,
rrapëllima pa pushim…
Ngërthesa e ngjarjeve,
ka kredhur njerëzit në mendime…
Përgjatë një pylli ndërtesash,
gjethet shushurijnë…
Unë me kufjet në vesh,
zhapëlloj kryengultas,
duke dëgjuar tingujt magjepsës,
të Vivaldit…
Natë e qetë çlodhëse,
trupi dhe shpirti,
në harmoni me natyrën…
Inter pares*,
pa filistinët dhe lakmitarët,
pa horizontin e ngushtë
dhe botën e tyre gogël.
Në parkun e qytetit,
pa neveri, pa shoqëri,
katër stinët e klasikut,
melodi, plot dashuri.
*në mesin e të barabartëve
Xhemi HAJREDINI
Strugë, 31 mars 2021