Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska deklaroi se i është dorëzuar kërkesë deri tek Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundje Infektive që mësuesit të jenë pjesë e grupit prioritar për vaksinim dhe ajo e konsideron qëndrimin e tyre pozitiv.
“Sipas këtij trendi të përfshirjes së personelit të nevojshëm, do të vijnë edhe mësuesit dhe ata do të hyjnë në grupin e vaksinimit. Në periudhën e ardhshme, kjo do të na sigurojë funksionimin më të lehtë dhe më të thjeshtë të sistemit arsimor dhe natyrisht numër më të madh të nxënësve në shkolla nëse kemi vaksinime gjatë verës”, thotë Carovska, duke komentuar pse arsimtarët nuk ishin në grupin prioritar për vaksinim , e cila përfshin punonjës të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ARMV-së, mediave, gjykatave dhe prokurorisë, shoferë të NPQ-së, zjarrfikësve, mësuesve në kopshte dhe punonjës të pikave pagesore.
Në lidhje me faktin nëse nxënësit do të kthehen në shkollë vitin e ardhshëm, Carovska tha se pas përfundimit të këtij viti shkollor, sipas situatës epidemiologjike në vend, do të zhvillohen bisedime me Komisionin për Sëmundje Infektive dhe Ministrinë e Shëndetësisë në mënyrë që të miratohen me kohë vendimet për vitin e ardhshëm shkollor.