Subvencione për ndërmarrjet e vogla, zejtarët dhe për gratë sipërmarrëse

Shteti do t’i subvencionojë ndërmarrjet mikro dhe ato të voglat, por do të ketë mbështetje financiare edhe për sipërmarrjen e grave, ndërsa ndihmë nga arka e shtetit do të ketë edhe për zejtarët. Fondet do të shpërndahen sipas parimit “kush vjen i pari – shërbehet i pari”. Këtë vit risi do të jetë se fondet do të shpërndahen në përputhje me zhvillimin e rajoneve të planifikimit. Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, sigurohet mbështetje financiare prej 50 për qind për blerjen e makinerive dhe veglave, si dhe instalimin e foto-voltaikëve. Nëse ndërmarrja është themeluar ose drejtohet nga një grua, subvencioni rritet me dhjetë për qind. Do të subvencionohen edhe shpenzimet për vitin 2020 dhe 2021. Afati i fundit i aplikimit është 16 prill.