Zgjedhjet lokale shtyhen për një muaj, vendosën Zaev dhe Mickoski

Me shtyrjen e regjistrimit për në muajin shtator, do të shtyhen edhe zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut.

Sipas asaj që bëri të ditur kryeministri Zoran Zaev, fushata zgjedhore do të fillojë pasi të përfundojë regjistrimi i popullsisë.

Kjo sipas tij, do të ndodh gjatë muajit tetor.

“Fushata zgjedhore do të fillojë pas shtatorit”, tha Zaevi.

Ndërkaq, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski njoftoi edhe ndryshime në Kodin Zgjedhor për këto zgjedhje. Lista të hapura për këshilltarët dhe zgjedhje e kryetarëve të komunave në rrethin e parë të votimit.