Ndërroi jetë mes flakëve, Arjan Sala shpallet “Dëshmor i Atdheut”

Arjan Sala është shpallur sot ‘Dëshmor i Atdheut’. Titulli për 33-vjeçarin është dhënë sot nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Kujtojmë se i riu, shef i sigurisë në një qendër tregtare, hyri në magazinën ku ra zjarri dhe pasi shpëtoi 25 persona, u bllokua mes flakëve dhe humbi jetën.

Pak minuta më parë kryeministri Edi Rama vizitoi familjen e 33- vjeçarit Arjan Sala.