RMV, arrijnë edhe 3000 doza të vaksinës ruse “Sputnik V”

Ministria e Shëndetësisë njofton se sot rreth orës 14:30 në Aeroportin e Shkupit kanë arritur edhe tre mijë vaksina ruse kundër Cvoid-19, Sputnik V, transmeton Alsat. Sipas Ministrisë të njëjtat do të shfrytëzohen për dozën e dytë të punonjësve shëndetësorë tashmë të vaksinuar me Sputnik V.

Vendi sot ka pranuar 24 mijë doza, nga gjithsej 100 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca të siguruara përmes mekanizmit COVAX. Më herët vendi kishte pranuar tremijë vaksina nga vaksina ruse Sputnik V, si dhe tetëmijë vaksina të kompanisë Pfizer/BionTech, si donacion nga Serbia. Në vendin tonë deri më tani janë vaksinuar rreth 7 mijë persona, kryesisht punonjës shëndetësorë.