Hotelierët nga Struga dhe Ohri presin sezon të vështirë turistik

Ashtu si afrohet fillimi i sezonit, sektori i turizmit në Ohër dhe Strugë është gjithnjë e më pesimistë, se gjërat do të jenë më mirë se vitin e kaluar. Situata me Kovid 19, rritja e vazhdueshme e numrit të të infektuarve, mungesa e vaksinave vetëm se e ndërlikon situatën tashmë të keqe në turizëm.

“Do të jemi të hapur me vetëm dy ose tre shtete. Republika e Serbisë, Shqipëria dhe ndoshta Mali i Zi dhe Kosova. Do të presim mysafirë dhe do të dërgojmë mysafirë në këto vende. Kështu që do të duhet të përqendrohemi në vendet e Ballkanit, për të mbështetur njëri-tjetrin për sezonin turistik”, tha Filip Stefanoski,  operator turistik.

Tani për tani, nuk mund të flasim për mysafirë, nga vendet e Evropës Perëndimore, ose nga destinacione më të largëta.

“Në kontakt me partnerët tanë të huaj nga Azia dhe Evropa, ne jemi në listën e kuqe për shkak të numrit të vogël të personave të imunizuar …”, pohoi Filip Stefanoski, operator turistik

“Aktualisht, masat janë shumë të relaksuara. Nëse ndërmerret ndonjë veprim nga komisioni epidemiologjik, të paktën duhet të arrijmë në pikën ku fillon sezoni, të paktën të mund të jemi të sigurt se do të lëvizim në një zonë të sigurt”, theksoi Kliment Naumov, guidë në turizëm.

Punonjësit e turizmit kërkojnë, që shteti t’u sigurojë atyre nga tani protokolle shëndetësore, për funksionim të sigurt në sezonin në vijim. Një numër i madh aranzhimesh për fillimin e sezonit tashmë janë anuluar, ndërsa nga mysafirët holandezë numri i të cilëve deri në vitin 2019 ishte 40,000 në sezon, tani ka vetëm 1,000 rezervime. Por, as ata nuk janë të sigurt./Alsat