Stoltenberg: Maqedonia e Veriut është një aleat i vlefshëm i NATO-s

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenber nëpërmjet një video paraqitje me rastin e përvjetorit të parë të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, ka thënë se vendi është aleat i vlefshëm i NATO-s. Ai tha se Maqedonia e Veriut është vend sovran në aleancën e fuqishme, me vendin e saj në tavolinën e NATO-s dhe votë të barabartë në miratimin e vendimeve.

Stoltenberg ka theksuar se ky është fundi i një udhëtimi të shtruar me guxim dhe vendosshmëri, që ka vendosur Maqedoninë e Veriut në rrugën e stabilitetin dhe prosperitetit, të rrethuar me 29 miq dhe aleatë, ndërsa ajo sipas tij, është e mirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, sigurinë rajonale dhe për sigurinë transatlantike.

“Së bashku me ministren e Mbrojtjes Radmila Shekerinska, i njoha njësitë e juaja speciale të cilat po trajnohen në Shkup. Njoha edhe trupat e juaja të guximshëm e me profesionalizëm të lartë, kur vizitona Kabulin, të cilët luftojnë kundër terrorizmit ndërkombëtar. Maqedonia e Veriut është eksportues i sigurt i sigurisë”, tha Stoltenberg.

Ai ka folur edhe për solidaritetin e NATO-s në kushte të pandemisë, për kërcënimet e reja të sigurisë dhe tha se në samitin e ardhshëm të NATO-s do t’i kushtohet agjendë ambicioze ardhmërisë së Aleancës përmes iniciativës NATO 2030.

“Në këto kohëra të paparashikuara, është edhe më e rëndësishme të keni miq dhe aleatë. Për këtë, edhe njëherë urime Maqedonisë së Veriut për vitin e parë të suksesshëm. Qëndrojmë së bashku, 30 aleatë në numër. Vazhdojmë së bashku ta garantojmë sigurinë e qytetarëve tanë”, theksoi Stoltenberg.