Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe beson se pas mbërritjes së vaksinave të para përmes sistemit Kovaks, imunizimi masiv i popullatës do të fillojë të mërkurën.
“Tani ne jemi plotësisht të përkushtuar që sistemi të funksionojë mirë dhe i gjithë procesi të zbatohet shpejt dhe me efikasitet, sepse tani plani është bërë, të parët do të thirren qytetarët e rrezikuar në përputhje me strategjinë kombëtare në qendrat shëndetësore”, tha Filipçe.