Arrestohen djemtë e Sasho dhe Vllatko Mijallkovit, dyshohet se kanë rrahur një të ri

Djali më i ri në moshë i ish shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov dhe djali i vëllait të Sasho Mijallkov, gjegjësisht djali i Vllatko Mijallkov si dhe tre persona tjerë kanë përfunduar në Stacionin Policor të Kisella Vodës. Të njëjtit mbrëmjen e djeshme dyshohet se kanë rrahur një 19-vjeçar në një kafene në Shkup.

“Më 27.03.2021 në 00.30 në Stacionin Policor të Qendrës, IS (19) nga Shkupi raportoi se me 26.03.2021 rreth orës 21.45 në dhe para një objekti të gastronomisë në zonën e Qendrës është sulmuar fizikisht nga Zh.K., A.M., M.K, F.M, S.R dhe I.S. Personat janë thirrur në stacionin e policisë ndërsa është njoftuar edhe prokurori publik. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga Ministria e Brendshme.

Sipas informacioneve jozyrtar, përleshja ka nisur fillimisht në një kafene dhe ka vazhduar jashtë në rrugë, në lagjen “Debar Maallo” në Shkup.