Mbi 70% të popullsisë duhet të vaksinohet për ta parandaluar përhapjen e virusit korona, tha drejtori i Institutit për imunobiologji dhe gjenetikë humane, d-r Aleksandar Petliçkovski në emisionin Klik Plus në TV21.
“Virusi mund të përhapet tek individë që nuk janë të imunizuar, imunizimi mund të jetë për shkak të infektimit paraprak me sëmundjen ose për shkak të vaksinimit. Ne kemi mbaruar një të tretën e imunizimit, por gjithashtu është e rëndësishme që sa më shpejtë të mbyllet hapësira e përhapjes së virusit. Andaj është e rëndësishme që përqindja e popullsisë së imunizuar të rritet deri në një numër të mjaftueshëm që do të paraqet pengesë për përhapjen e virusit”, tha Aleksandar Petliçkovski – Drejtor i Institutit për Imunobiologji dhe Gjenetikë.
Madje edhe ky numër nuk mjafton. Ai shton se numri i mjaftueshëm nuk është 70% por 80% të popullsisë.
“Duhet të arrijmë një numër prej 80%, numrin e saktë askush nuk mund ta tregojë. Për shembull për fruthi duhet të imunizohet 95% të popullsisë për shkak se ky infeksion përhapet përmes kontaktit. Për virusin korona, në fillim të projeksioneve, për imunitet kolektiv mendohej se duhet rreth 60-70%, por me rritjen e transmetimit të llojit britanik, pragu për imunizim që të pengohet përhapja e virusit është 70%. Tani po flas për popullsinë e përgjithshme që do të jetë e imunizuar, rreth 80%”, shtoi Petliçkovski.
Pyetjes nëse duhet të vaksinohemi me vaksinën Astra Zeneka, drejtori i Institutit për imunobiologji dhe gjenetikë humane, d-r Aleksandar Petliçkovski, thotë:
“Pa u menduar, po, duhet të vaksinohemi”.
D-r Petliçkovski shtoi se duhet të vaksinohemi me çfarëdolloj vaksinash që do të jenë të arritshme për ne, për shkak se duhet të kemi 100% mbrojtje dhe eliminim të mundësisë për vdekje ose sëmundje të rëndë. D-r Kungullovski thotë se nuk ka asnjë rrezik që do ta shkaktonte vetë vaksina.
“Përgjigja është shumë e qartë, matematika dhe numrat janë të qartë. Tani doli edhe raporti i fundit nga EMA i cili tregon se frekuentim,i përkatësisht prevalenca e trombozës te popullsia e vaksinuar është shumë më e ulët se te popullsia e pa vaksinuar, kështu që nuk ka asnjë rrezik nga vaksina sa i përket rritjes së rrezikut nga tromboza”, theksoi Goran Kungullovski.
Dërgesa e parë prej 24 mijë vaksinave Astra Zeneka do të arrijë të dielën më 28 mars në Shkup përmes sistemit Kovaks siç njofton ministri i shëndetësisë Venko Filipçe. Para pak kohe ai tha se do të vaksinohej me këtë vaksinë.