Komisioni Evropian ka ndryshuar rregullativën për dhënien e lejeve për eksport të vaksinave të prodhuara në territorin e BE-së, që tash përfshinë praktikisht të gjitha vendet e treta, duke llogaritur ëtu edhe RMV-në.
Me këtë është vënë në pikëpyetje dërgesa e 20.000 dozave nga kompania “Pfizer”, për të cilët Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se duhet të arrijnë deri në fund të këtij muaji.
RMV-ja bashkë me vendet fqinje të BE-së dhe vendet nga mekanizmi Kovaks, deri më tani ishin të liruara nga kërkesa e lejeve për importin e vaksinave që prodhohen në territorin e BE-së.
Në Komunikatën e Komisionit Evropian thuhet se kjo masë nuk është drejtuar kundër askujt, vecanërisht jo ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor.
KOMISIONI EVROPIAN
“Këtu nuk bëhet fjalë për bllokim, por për transparencë kur bëhet fjalë për eksportin e vaksinave nga kompani që prodhojnë në territorin e BE-së. Ballkani Perëndimor është I rëndësishëm për KE-në dhe për këtë shkak punojmë me kompanitë farmaceutike që të sigurojmë dërgesa në rajon dhe shpresojmë se kjo do të ndodh së shpejti”
KE-ja ka vendosur parimet e reciprocitetit dhe proporcionalitetit si kritere të reja që duhet të merren parasysh për leje për eskportin në kuadër të mekanizmit për transparencë dhe leje për eksport të vaksinave anti-covid.
Potencohet se gjatë miratimit të eksportit do të merret parasysh niveli I vaksinimit, si dhe situata epidemiologjike në vende të caktuara. Qëllimi I kësaj mase, sic thonë nga Brukseli, është të sigurohet qasje me kohë deri te vaksinat për qytetarët e BE-së.
Presidentja e KE-së, Ursula Fon der Lajen, thotë se BE-ja është krenare që është shtëpi e prodhuesve të vaksinave që jo vetëm se I dërgojnë për qytetarët e BE-së, por importojnë gjithandej botës.
Gjitashtu ajo ka paralajmëruar për valën e tretë të pandemisë në vendet anëtare dhe për faktin se të gjithë prodhuesit e vaksinave ende nuk janë duke I plotësuar obligimet ndaj BE-së e që dalin nga marrëveshja.
Komisioni Evropian shton se që nga ngritja e mekanizmit për autorizim, 380 nga 381 aplikimet e dorëzuara janë miratuar, respektivisht se deri më tani janë importuar 43 milionë doza të vaksinave nga BE-ja për vendet e treta.