Më vjen turp
Unë këmishë borë,
rri kokulur i turpëruar,
ç’pati që më ra n’dorë,
një letër e keq shkruar.
Më vjen turp kur lexoj,
emra vendesh gabimisht,
unë i shkreti që qëmtoj,
e ngulmoj pafundësisht.
O njerëz të mbarë, të lirë,
më bëni një nder burrërisht,
shkruani pastër, shqip e mirë,
mjaft paçavureve, kurmërisht!
Diku ë-ja, domosdo, duhet,
është si buka në zjarr të furrës,
diku tjetër as duhet, as shkruhet,
zbeh burimin e fjalëve të gurrës.
Me trajta t’huaja, mos më shkruaj,
fjalët e moçme humbin fuqinë,
e unë i gjori, që të mos druaj,
fjalëve t’motit t’ua ruajmë furinë!
Xhemi Hajredini
Strugë, 23 mars 2021