Kryetari i Komunës së Strugës, Ramis Merko sot, kishte takim me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të Qeverisë së RVM z.Tahir Hani dhe ish deputeti dhe kryetari i partisë POEN z. Rubin Zemon

👉 Kryetari i Komunës Ramis Merko sot, kishte takim me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të Qeverisë së RVM z.Tahir Hani dhe ish deputeti dhe kryetari i partisë POEN z. Rubin Zemon.
Takimi u bazua në kërkesën, gjegjësisht në peticionin për sigurimin e strehimit të përshtatshëm social dhe plotësimit të kushteve themelore, të nënshkruar nga individë, familje që jetojnë pranë lumit “Drini i Zi” në pjesën qendrore të qytetit të Strugës, përmes Qendrës Evropiane për të Drejtat e Romëve, Bruksel.
🤝 Kryetari i Komunës u pajtua për bashkëpunim të plotë për këtë projekt, së bashku me arkitektin e qytetit z. Natmir Nexhipi tashmë ka filluar procedurën për sigurimin e dokumentacionit të nevojshëm urbanistik. Njëkohësisht, kërkesë u dërgua deri te Qeveria dhe ministritë kompetente për përmbushjen e plotë të kërkesës.
Bëhet fjalë për 40 familje, që jetojnë në shtëpi të ndërtuara në tokë shtetërore, për më shumë se 60 vite.

👉 Градоначалникот Рамис Мерко денес имаше средба со заменик Генералниот Секретар на Владата на РСМ г. Тахир Хани и бивш пратеник и Претседател на партијата ПОЕН г. Рубин Земон.
Средбата се состана врз основа на барањето, односно петицијата за обезбедување на соодветно социјално домување и елементарни услови, потпишано од лица, семејства кои живеат покрај реката “Црн Дрим“ во централното градско подрачје на Општина Струга, преку Европски Центар за Правата на Ромите, Брисел.
🤝 Градоначалникот се согласи за целосна соработка за овој проект, заедно со главниот архитект на градот г. Натмир Неџипи веќе ја започнаа постапката за обезебедување на потребната урбанистичка документација. Истовремено пратено е барање до Владата и до надлежните министрества за целосно исполнување на барањето.
Станува збор за околу 40 семејства, кои живеат во куќи кои се изградени во државно земјиште, пред повеќе од 60 години.