10 shkelje të orës policore, 242 gjoba për mosmbajtje të maskës

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga koronavirusi, transmeton Alsat. Nga kjo Ministri thonë se gjatë 24 orëve janë konstatuar 10 shkelje të orës policore, ndërsa janë dhënë edhe 242 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse. MPB ju bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19.