Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.730 testime janë regjistruar 642 raste të reja me coronavirus.
Prej rateve të reja 321 janë në Shkup, 40 në Veles dhe Prilep, Kumanovë 27, Gostivar 23, Kavadar 22, Ohër 20, Tetovë dhe Negotinë 17, Shtip 15, Manastir dhe Strumicë 13, Berovë 12, Dellçevë 9, Gjevgjeli 7, Resnjë dhe Bogdanci 6, Strugë dhe Koçani 5, Dibër, Vinicë dhe Krushevë 4, Kërçovë dhe Sveti Nikole 3, Makedonski Brod 2, dhe nga 1 në Kriva Pallankë, Radovish, Kratovë dhe Demir Kapi.
Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 524 pacientë dhe 25 të tjerë kanë humbur jetën. Prej pacientëve të ndjerë 5 janë nga Shkupi, 3 nga Tetova, Prilepi, Gostivari dhe Kavadari dhe nga 1 në Shtip, Veles, Ohër, Strugë, Koçani, Negotinë, Gjevgjeli, Kriva Pallankë, Probishtip, Vallandovë dhe Kratovë.
Ndryshe që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar 119.378 pacientë me coronavirus, ku prej tyre 100.774 janë shëruar dhe 3.473 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 15.131.