Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut ka dhënë sqarim, për atë se si trajtohen kriptomonedhat – bitcoin në vendin tonë.
Thonë se bitcoin nuk është e rregulluar me Ligj, por kjo nuk e bën atë të paligjshme.
“Në vendin tonë, ashtu si në vendet tjera, çështja e emetimit, investimit dhe tregtimit me kriptomonedha nuk është e rregulluar, duke përfshirë edhe në Ligjin për Punë me Deviza (dhe aktet e tij nënligjore) i cili i rregullon edhe operacionet në vendet e huaja. Sidoqoftë, kjo nuk e bën punën e kriptomonedhave të paligjshme, por për momentin është e parregulluar”, thuhet në njoftimin e BP-së.
Më tej sqarojnë, se për shkak të statusit të padefinuar me ligj, bitcoin trajtohen si larje parash dhe financim të terrorizmit.
“Për shkak të kompleksitetit dhe anonimitetit të tyre, transaksionet me kriptomonedha kanë nivel më të lartë të rrezikut të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Prandaj, bankat janë të detyruara të veprojnë në përputhje me kërkesat përkatëse lidhur me regjimin e kursit të këmbimit, si dhe me rregulloret për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, sqarojnë më tej nga PB-ja.
Përfundojnë, se edhe globalisht nuk ekziston një rregullore që rregullon emetimin, investimin dhe tregtimin me kriptomonedhave, megjithëse nevoja për rregullim bëhet gjithnjë më e dukshme.
Kriptomonedhat, për sa i përket kualifikimeve zyrtare ndahen në dy kategori:
kriptomonedha të destinuara për pagesa (payment type), që kanë karakteristikat e bitkoinit (Bitcoin-like crypto-assets – BLCA) dhe klasifikohen si aktive jo financiare, dhe investimet në kriptomonedhat e këtij lloji kanë trajtimin e investimeve në aktive jo financiare, jo materiale, sepse këto transaksione janë rrjedhëse dhe jo financiare.
Kriptomonedha që kanë karakteristika të instrumenteve financiare (stablecoins, gjegjësisht asset-referenced token) dhe klasifikohen si aktive/investime financiare.