Shkencëtarët australianë shpojnë liqenin e Ohrit: Ky liqen ndikon klimën në rajon prej 1.36 milion vjet

Duke analizuar bërthamat e sedimenteve nga shtrati i liqenit më të vjetër të Evropës, një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh ka krijuar një histori të detajuar klimatike të Mesdheut veri-qendror që shtrihet per 1.36 milion vjet dhe zbuloi mekanizmin e klimës që ka nxitur reshjet e dimrit në rajon.

Sipas revistës Nature, Shkencëtarët, përfshirë doktor Alexander Francke nga Universiteti i Wollongong (UOW), shpuan shtratin e Liqenit të Ohrit, i cili shtrihet në kufirin e Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut dhe mendohet se është liqeni më i vjetër në Evropë.

Studimi u drejtua nga Profesori i Asociuar Bernd Ëagner nga Universiteti i Këln dhe Dr. Hendrik Vogel nga Universiteti i Bernës.

Duke furnizuar informacione shume te rrendesishme mbi faktorëe që kanë nxitur klimën e rajonit te Mesdheut në të kaluarën, të dhënat që ata mbledhin do të ndihmojnë shkencëtarët të modelojnë më saktë klimën e ardhshme të rajonit nën ngrohjen globale.