Fenomeni i rrallë në Islandë, regjistrohen më shumë se 50 mijë tërmete në më pak se tre javë, habiten shkencëtarët

Islanda është goditur nga më shumë se 50.000 tërmete në tre javë.

BBC shkruan se ky aktivitet i pazakontë tregon se një shpërthim vullkanik mund të ndodhë në të ardhmen e afërt.

Shkencëtarët janë të habitur nga lëkundjet kaq të shpeshta, ndërsa qytetarët islandezë po mësohen me dridhjet.

Korrespondenti i BBC për Evropën, Jean Mackenzie, vizitoi zonën dhe nuk i ka dhënë një shpjegim të qartë fenomenit të rralla që po ndodh në Islandë.