Nuk do të ketë masa restriktive shtesë e as orë policore këtë fundjavë – vendosi Komisioni për sëmundje ngjitëse edhe pse në katër javët e fundit ka rritje të madhe të numrit të të infektuarve me virusin korona.
“Ajo që u konkluduar sot është se masa e tanishme, këto restrikcione, ndalesa e lëvizjes nga ora 22 duhet të mbetet dhe të mos plotësohet. Për këtë rezultatet përfundimtare i presim deri në fund të kësaj jave ose gjatë fundjavës”, theksoi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.
Për imunizimin e popullsisë ende nuk ka datë konkrete. Vaksinat do të arrijnë por nuk dihet se kur.
“Pasiguria është e madhe jo vetëm te ne po në gjithë vendet e botës. Nga fillimi nga gjithë burimet e mundshme kishim qasje serioze dhe në kohë. Për fat të keq mospasja e mjaftueshme e sasive dhe presioni i madh ndaj prodhuesve në pjesën e Kovaks sistemit, në pjesën e sistemit të solidaritetit të vendeve anëtare të BE si dhe marrëveshjet e drejtpërdrejta dhe këtu është vonuar dorëzimi”, shtoi Filipçe.
Deri më tani ka 116 persona janë ri-infektuar, prej të cilëve dy kanë ndërruar jetë, thotë kryetari i KSN, Zharko Karaxhovski.
“Të gjithë këto rezultate që i kemi marrë për ri-infektimin, pjesa më e madhe kanë të bëjnë me mosrespektimin e masave. Ose ata persona duke menduar se nuk mund të infektohen për shkak se më herë kanë qenë të infektuar, kanë qenë në kontakt të dytë me ndonjë person të infektuar të cilët ndoshta kanë pasur llojin britanik”, theksoi Zharko Karaxhovski – Kryetar i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.
Në pyetjen se pse shpesh nuk del para mediave, Karaxhovski thotë se Komisioni vazhdimisht punon, e ndjek situatën, por nuk dëshiron të jetë serial turk.
“Nuk është e saktë që nuk dua të komunikoj me mediat, megjithatë gjithashtu nuk dua të bëhem serial turk dhe çdo ditë të më shihni mua, për shkak se as kjo nuk është në rregull”, potencoi Karaxhovski.
Në pyetjen nëse KSN vlerëson se regjistrimi duhet të prolongohet për shkak të numrit të rritur të të infektuarve, Karaxhovski thotë se ata kanë përgatitur protokolle për regjistrimin, ndërsa nëse do të mbahet ose jo është vendim politik.