Maska, dezinfektues dhe distancë gjatë regjistrimit të qytetarëve

Duke mbajtur maska, në distancën fizike dhe me mjete dezinfektuese, do të realizohet regjistrimi i popullsisë në shtëpitë e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Zharko Karaxhovski.

“Në shtëpinë ku do të realizohet regjistrimi, duhet të mbahet maskë mbrojtëse, për regjistruesin dhe qytetarin që do të regjistrohet, distanca që duhet të mbahet, shfrytëzim i mjeteve dezinfektuese”, tha Karaxhovski, transmeton TV21.

Ndërkohë, ai ka hedhur poshtë pretendimet se Komisioni do të vendos se a duhet apo jo të realizohet regjistrimi në kushte aktuale, kur kemi rritje të rasteve pozitive nga Covid-19.