“Meqenëse kemi pasur tri pandemi të koronavirusit në 18 vitet e fundit, është koha të fillojmë tani punën për një vaksinë universale të koronavirusit, në mënyrë që të jemi gati për pandeminë tjetër”, tha imunologu Anthony Fauci, drejtori i Institutit amerikan të Sëmundjeve nga Alergjitë dhe Infeksionet (Niaid).
Fauci, duke përmendur shumë të dhëna që konfirmojnë efikasitetin dhe sigurinë e vaksinave antiCOVID-19 të zhvilluara deri më tani, tha se lajmi i vitit 2020 ishte zhvillimi i shpejtë i këtyre vaksinave.
“Tani do të jetë e nevojshme të punohet për vaksina të afta për të siguruar mbrojtje efikase kundër të gjitha koronaviruseve”, vazhdoi ai.
Ai shtoi se këto vaksina universale duhet të jenë në gjendje të mbrojnë popullatën botërore nga fillimi i pandemive për shkak të koronavirusëve të vjetër dhe të rinj, si edhe varianteve të tyre.