Shfaqen probleme me pacientë që kanë marrë dozat e para të vaksinës AstraZaneca kundër COVID-19.
Pesë vende pezullojnë përdorimin e vaksinës AstraZeneca.
Rregullatori kombëtar i ilaçeve në Austri ka pezulluar përdorimin e një serie të vaksinës AstraZeneca pasi katër pacientë u diagnostikuan me gjendje të rrezikshme të mpiksjes së gjakut pas marrjes së dozës, raporton PA, transmeton lajmi.net.
Katër vende të tjera – Estonia, Lituania, Luksemburgu, Letonia – kanë pezulluar përdorimin e saj për të lejuar koha që Komiteti i Vlerësimit të Rrezikut të Farmakovigjilencës së EMA (PRAC) të kryejë një hetim.
Sipas kësaj agjencie, pjesë e grupit të vaksinave që u përdorën në Austri janë një milion doza që janë shpërndarë në 17 shtete të Bashkimit Evropian.
Ndryshe, vaksinën e AstraZenecas dhe Oxfordit kundër koronavirusit, Kosova pritet ta marrë falas përmes programit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, që ka për qëllim të shpërndajë vaksina në vende të varfra.