Profesori universitar dhe drejtori i “NP Ujësjellësit dhe Kanalizimeve-Strugë”, Doc.Dr.Dashmir Nasufi ka prezantuar librin e tij më të ri me titull “Menaxhimi me krizat”.
Dashmir Nasufi është doktor shkence në degën e Kriminalistikes dhe gjithashtu ligjerues në Fakultetin e Shkencave Juridike dega Kriminalistik pranë Universitetit Ndërkombëtar në Strugë. Doc.Dr.Dashmir Nasufi para emërimit si drejtor i “NP Ujësjellës dhe Kanalizime-Strugë”, ka qënë shef kabineti i kryetarit të Komunës së Strugës, z.Ramis Merko.