Iftaret gjatë pandemisë, Fetahu: Vendosin kompetentët!

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame në vend, Shqir Fetahu në konferencën e sotme për shtyp tha se organet kompetente në vend do të duhet të vendosin për orën policore por edhe për lejimin e mundshëm të organizimit të iftareve gjatë muajit të Ramazanit, transmeton Alsat.

“Normal se iftaret janë ambient i këndshëm i besimtarëve gjatë muajit të Ramazanit, kjo do ishte dëshira jonë e madhe, por përsëri do të vendosin kompetentët. Ne nuk jemi për atë që përmes ndonjë riti fetar të bëjmë dëm apo të jemi shkaktar të rritjes së kësaj sëmundje”, tha mes tjerash Fetahu.