117 milionë raste me COVID në botë, Britania hap shkollat

Qendrat për Studimin e Koronavirusit pranë Universitetit Johns Hopkins njoftuan sot se rastet me koronavirus në të gjithë botën kanë arritur në 117 milionë.

Në SHBA shifra është 30 milionë, më shumë se në çdo vend tjetër, e ndjekur nga India me 11.2 milionë dhe Brazili me 11 milionë raste.

Britania hapi sot të gjitha shkollat. Hapja vjen ndërkohë që vendi ka tani disa nga shifrat më të ulta të vdekjeve nga koronavirusi që nga muaji tetor.

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar vendet anëtare që të mos blejnë vaksinën Sputnik V të Rusisë, pasi BE-ja nuk e ka përfunduar ende vlerësimin e saj. Megjithë paralajmërimin, disa vende kanë marrë masa për ta blerë vaksinën.