Vaksinat ruse kundër Covid-19 arrijnë në Maqedoni

Në aeroportin e Shkupit kanë arritur 3 mijë doza të vaksinave ruse Sputnik V. Gjatë pranim-dorëzimit morrën pjesë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe ambasadori i Rusisë në vend Sergej Bazdnikin. Kjo është dërgesa e parë nga gjithsej 200 mijë doza ruse Sputnik V, të siguruara nga Rusia.