Ushqimet Që Ndalojnë Oreksin e Tepërt

Njerëzit që dëshirojnë të humbasin në peshë duhet të përqendrohen më shumë tek konsumi i ushqimeve që frenojnë oreksin.

Këto ushqime japin energji dhe ngopje afatgjatë sepse treten ngadalë.

Sipas të dhënave ngrënia e ushqimeve që kërkojnë më shumë kohë për tu tretur, e mbajnë sistemin në punë gjatë, ju bëjnë të ndiheni më të ngopur dhe ju ndihmojnë të digjni më shumë kalori.

Elbi

Elbi në vetvete është një karbohidrat e megjithatë ai ul oreksin bashkë me nivelin e sheqerit në gjak dhe rrezikun e diabetit.

Elbi përbëhet nga disa fibra dietike të cilat nxisin ndjesinë e ngopjes afatgjatë.

Speci Djegës

Speci i kuq ka aftësinë të shuajë oreksin dhe të përshpejtojë djegien e kalorive.

Mjafton një gjysëm luge kafeje me këtë erëz pikante për t’i dhënë shtysë dhe energji metabolizmit.

Proteina

Kur vjen puna tek dobësimi, konsumi i mishit pa dhjamë është i një rëndësie të veçantë.

Mishi i shpendëve apo shtazëve është shumë i pasur me proteina por ai nuk duhet të ketë dhjamë. Nëse nuk ju pëlqen mishi mund të konsumoni thjerrëza, qiqra, fasule, bizele, spinaq dhe brokoli.

Bajamet

Një grusht me bajame është ideal për të shuar oreksin mes vakteve.

Këto arrorë ju bëjnë të ndiheni më të ngopur dhe rrjedhimisht nuk do ta teproni me ushqimin në vaktet kryesore.

Salmoni

Ngrënia e salmonit do ju mbajë të ngopur për shumë kohë.

Salmoni është i pasur me acide yndyrore omega-3 të cilat ju ndihmojnë të përmirësoni metabolizmin dhe të mbani një peshë të mirë trupore.

Për më tepër, salmoni është shumë i mirë për të ulur kolesterolin dhe mirëmbajtur shëndetin e zemrës.

Çaji i Trëndelinës

Çaji i farave të trëndelinës zbut oreksin dhe bën që të keni më pak nevojë për ushqim.

Kjo ndodh sepse farat e trëndelinës janë shumë të pasura me fibër që tretet në ujë.