OBSH-ja pritet t’i bëjë publike këtë muaj gjetjet nga hulumtimi i origjinës së Covid-19

Gjetjet e misionit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë i cili po heton origjinën e virusit COVID-19 pritet të bëhen publike nga mesi i muajit mars, ka bërë të ditur të premten Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Koha kur pritet të bëhen publike janë datat 14 ose 15 mars”, ka thënë Peter Ben Embarek, shef i misionit.

Ben Embarak i cili është ekspert i OBSH-së në sëmundjet që kalojnë nga kafshët tek njerëzit, ka deklaruar në përfundim të misionit muajin e kaluar se virusi sipas të gjitha gjasave ka origjinë nga lakuriqët e natës, edhe pse, siç ka thënë, nuk dihet se si ka kaluar tek njerëzit, raportojnë mediat e huaja.

Ekipi i OBSH-së i cili e ka hulumtuar origjinën e koronavirusit është kontestuar politikisht, me Washingtonin i cili ka deklaruar se dëshiron t’i rishikojë të gjeturat. Disa akuza të tjera thonë se qasja e ekipit të OBSH-së në Kinë ishte shumë e limituar.