Edhe një propozim tjetër për ndryshimin e modelit zgjedhor në një njësi zgjedhore. Nisma vjen nga Lidhja Demorkatike, “E majta”, Partia Liberaldemorkate, Partia Popullore dhe deputeti Panço Minov. Deputetët e partive më të vogla të përfaqësuara në Kuvend kërkojnë një njësi zgjedhore, të mbetet modeli proporcional, të mos ketë prag zgjedhor kurse llogaritja e deputetëve të bëhet sipas formulës së Dontit. Ata thonë se kanë mbështetjen e mbi 20 deputetëve që nuk janë pjesë as e LSDM-së dhe as e VMRO-DPMNE-së.
Me këto ndryshime, përfundimisht do të çmontohet qeverisja njëpartiake në vendin tonë. Parlamenti do të jetë pasqyrë reale e përcaktimit të qytetarëve, do të kemi mundësi më shumë parti të marrim pjesë për çështjet kyçe, do të krijohen kushte për ndryshime sistematike për departizim, depolitizim të institucioneve shtetërore dhe do të hapen mundësi për luftë kundër krimit dhe të realizohen ndryshimet të rëndësishme”, tha Pavlle Trajanov, deputet .
Kryeministri Zaev deklaron se partia e tij është për një njësi zgjedhore por kërkon konsensus për të cilin thotë se kanë kohë deri në zgjedhjet e vitit 2024.
“Ne jemi për një njësi zgjedhore, këtë e them edhe një herë. Kjo nënkupton përparim demokratik dhe dhënie mundësi për partitë më të vogla, veçanërisht përveç se në vend kemi parti të vogla, por edhe parti më të vogla me përcaktim etnik. Kjo u jep mundësi më të madhe për baraza dhe përfaqësim të drejtë. Humb LSDM-ja, VMRO-ja dhe një pjesë më të vogël edhe BDI-ja, ndoshta pak edhe Aleanca, por fiton demorkacia, fiton shteti. Mbështesim këtë proces mbështesim edhe miratimin e Kodit zgjedhor me konsensus”, theksoi Zoran Zaev, kryeministër.
Me rëndësi për zbatim më të shpejtë për Zaevin është zbatimi i modelit me lista të hapura që në zgjedhjet lokale.
Për lista të hapura është edhe partneri i tyre i koalicionit Lëvizja Besa por nuk mbështesin modelin me një njësi zgjedhore.
“Vlerësojmë se do të ishte më mirë të reformohet sistemi zgjedhor, nga gjashtë njësi zgjedhore që I kemi për momentin, në tre njësi zgjedhore. Tre njësi më së miri do të reflektonin atë që është Maqedonia, edhe ndarjen gjeografike, edhe ndarjen politike, edhe ndarjen etnike”, tha Fadil Zendeli, Lëvzja Besa.
Edhe për VMRO-DPMNE-në, vendimi duhet të jetë konsensual. Propozimin nuk e komentojnë përpara se të shqyrtohet në parti.
“Si VMRO-DPMNE mendojmë se si për gjithçka tjetër, ashtu edhe për Kodin zgjedhor duhet të merremi vesh në mënyrë konsensuale. Vlerësoj se vitin e kaluar kur i miratuam ndryshimet në Kodin zgjedhor ekzistonin grupe pune që diskutuan për të gjitha çështjet e hapura dhe në atë moment kishte disa çështje që u mbet të diskutohet tani, para zgjedhjeve lokale”, pohoi Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE.
Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë mendim të ndryshëm nga partitë e tjera por do ta shpalosin gjatë debatit mbi propozim-ligjin. Nuk pranojnë të mbeten jashtë debatit për Kodin zgjedhor.
“Propozim-ndryshimet e Kodit zgjedhor po bëhen mes dy subjekteve më të mëdha politike maqedonase që ne si koalicion Aleanca dhe Alternativa konsiderojmë se është skandal në vete. Nëse LSDM-ja përfaqëson BDI-në, neve nuk na përfaqëson VMRO-ja”, pohoi Skender Rexhepi, Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.
Partitë politike shumë herë deri më tani kanë aktualizuar temën për ndryshimin e modelit zgjedhor por asnjëherë nuk kanë arritur konsensus.