Doc.Dr. Dashmir Nasufi mbrëmjen e djeshme ka qënë i ftuar në emisionin “60 Minuta” në Televizionin SOT7, ku foli në lidhje me temën “Universiteti në kushte pandemie”. Ai ndërkaq prezantoi strategjinë e cila u ndoq nga Universiteti Ndërkombëtar në Strugë, gjatë periudhës së izolimit nga Covid-19, si një risi e shpejtë në menaxhimin e programit akademik në kushte të jashtëzakonshme.
Gjithashtu Prof. Nasufi, foli dhe mbi pritshmëritë e gjeneratës së re të profesionistëve, ku përtej sfidave aktuale po ja dalin me sukses të bëjnë diferencën. Ndër të tjerash Doc.Dr. Dashmir Nasufi theksoi që UNS, momentalisht disponon kushte tepër të mira dhe të përshtatshme për vijimin e mëtëjshëm të procesit akademik në auditorë.