Si do të duken pasaporat Covid dhe kur duhet t’i presim ato?

Shumica e vendeve të Bashkimit Evropian, kanë rënë dakord të bëjnë më të lehtë udhëtimet, duke prezantuar një certifikatë digjitale të vaksinimit.

Kjo certifikatë e vaksinimit, do të jetë në formë digjitale dhe jo një dokument fizik. Njerëzit, që do të marrin vaksinën, do të kenë një kod QR i cili me skanim, do të tregojë të gjitha informacionet e vaksinimit për secilin person.

Shoqata Ndërkombëtare e Linjave Ajrore tashmë ka filluar me certifikata digjitale.

Fillimisht pasaporta e Covidit pritet aplikohet në shtete të Bashkimit Evropian, por që ideja është që kjo të pranohet edhe në nivel global.

Rëndësia e zgjerimit të saj është te turizmi, ngase në shtetet e BE-së rusët dhe kinezët përbëjnë pjesë të madhe të turistëve kudo në shtetet e BE-së.

Plani është që kjo pasaportë digjitale të nisë së funksionuari brenda dy muajsh në shumicën e shteteve të BE-së.