Nesër do të mblidhet Komisioni për Sëmundje Infektive ku do të diskutohet për situatën epidemiologjike në vend dhe për përhapjen e llojit të ri britanik të virusit korona.
Tani për tani nuk ka informacione nëse do të ketë ndonjë propozim për vendosjen e masave të reja kufizuese.
Kvadarci, Ohri dhe Prilepi janë zonat e reja të nxehta, ku numri i të infektuarve të rinj me llojin britanik është rritur.
Mjeku Nikolla Panovski në një deklaratë për televizionin “Telma” thotë se këto masa duhet të mbesin në fuqi, por duhet të respektohen.
Situata me Covid-19, më alarmante ishte ditën e martë, kur përqindja e të infektuarve nga testet e realizuara u rrit për 22%.