Vodhi 50 dollarë nga një furrë buke, fiton lirinë pas 36 vitesh burg
Një gjykatës në Alabama ka vendosur që një burrë i cili vodhi 50 dollarë nga një furrë buke dekada më parë, të lirohej nga burgu i përjetshëm.
Alvin Kennard u dënu një kohë dënimesh të ashpra për vjedhësit. Vendimi për lirimin provokoi një reagim emocional nga miqtë dhe familja.
Avokati i tij Carla Crowder tha se ishte e kënaqur me vendimin dhe theksoi se Kennard do të kujdeset për familjen e tij. Ajo gjithashtu deklaroi se ai synon të fillojë një biznes zdrukthtarie, të cilin e ushtronte para se të vidhte.
Në vitin 1983, kur ishte 22 vjeç, ai vodhi një furrë buke nën kërcënimin e një thike. Edhe pse nuk rrezikoi jetën e ndokujt, ai u dënua me burgim të përjetshëm. Ky ligj i rreptë tani është ndryshuar.
Duke u paraqitur në një uniformë burgu, Kennard i tha gjykatësit se kishte marrë përgjegjësinë e plotë për veprimet e tij. Familja dhe miqtë e tij u hodhën nga lumturia dhe e përqafuan atë kur gjyqtari mori vendim që ta lironte.
“Të gjithë kemi qarë. Ai ka folur për lirinë për mbi 20 vjet”, tha kushërira e tij, Patricia Jones.