Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe ndihmësja e sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së për çështje ndërkombëtare të sigurisë, Mara Karlin sot pasdite në të njëjtën kohë në Shkup dhe Uashington do ta nënshkruajnë Memorandumin për bashkëpunim në mbrojtje mes dy shteteve.
Gjatë nënshkrimit të Memorandumit në Ministrinë e mbrojtjes do të merr pjesë edhe ambasadorja e SHBA-së, Kejt Bërns.
“Memorandumi i ri për bashkëpunim do të ndërroj memorandumin aktual i nënshkruar në vitin 1994 dhe do të pasqyroj bashkëpunimin intensiv mes dy vendeve, si partnerë strategjik, ndërsa tani edhe aleat në NATO”, njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes.