Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot para poliklinikës së “Bukuresht” njoftoi se Qeveria tashmë ka miratuar marrëveshjen për furnizim me vaksinën ruse Sputnik V kundër Covid-19, transmeton Alsat.
“Dje, qeveria më autorizoi të nënshkruaj një kontratë për furnizimin e vaksinave nga Rusia. Kishim një seancë të mbyllur. Marrëveshja është praktikisht me të njëjtat parime si marrëveshjet e tjera. Kjo është një sasi prej 100 mijë dozash”, tha Filipçe duke shtuar se përmes përfaqësuesve të Ambasadës së Rusisë po përpiqet të marr informacion më të saktë në lidhje me datën e arritjes së vaksinave në vend.
Filipçe theksoi se komunikimi me përfaqësuesit e kompanive “Sinofarm” dhe “Pfizer” do të vazhdojë edhe gjatë sitës së sotme.
“Sinqerisht shpresoj ditëve në vijim do të kemi datat specifike dhe tani për tani do të vazhdojmë bisedimet intensive me përfaqësuesit e të dy kompanive”, tha Filipçe.