Në 24 orët e fundit janë kryer 3.342 testime për Covid-19 dhe prej tyre 725 kanë rezultuar pozitivë me virusin. Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 215 pacientë, ndërsa e kanë humbur betejën me virusin 13 pacientë. Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë me Covid-19 janë diagnostikuar 100632 persona , ndërsa janë shëruar 78.727. Prej fillimit të pandemisë jetën e kanë humbur 3.098 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 72.23.