Me programin e vaksinimit, i cili po përparon në mënyrë të ndjeshme në shumë vende të botës, duket qartazi se të dhënat epidemiologjike po përmirësohen, ndërsa indeksi i transmetueshmërisë po bie ndjeshëm.
Sipas të dhënave të paraqitura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), nga janari në shkurt ulja e infeksioneve të koronavirusit është e madhe.
Rastet e koronavirusit pothuajse u përgjysmuan, në veçanti, nga janari në shkurt. Një numër, më shumë se 5 milion raste u raportuan në javën e parë të janarit, nga 2.4 milion javën e kaluar.