Për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Uzurpimi i pasurive të patundshme”, Njësia për Punë të Brendshme Strugë ngriti padi penale kundër V.N (47) nga fshati Veleshtë i Strugës. Gjatë vitit 2020, si investitor në një lokacion në një rrugë publike në Strugë, pa vendim për ndërtim, ajo uzurpoi tokën shtetërore dhe ndërtoi një gardh betoni në gjatësi 70 metra. Pas kryerjes së inspektimit, u mor vendim që urdhëronte investitorin të hiqte gardhin. Sektori për Punë të Brendshme Ohër . Zëdhënëse e SPB Ohër Merlina Islami.