Pandemia COVId-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në të gjithë botën, ndërkohë që shumë shtetet kanë forcuar masat kufizuese.
Lidhur me situatën e krijuar nga SHBA ka folur Dr. Anthony Fauci i cili është shprehur se ka shumë mundësi që amerikanët do të duhet që të mbajnë maska deri në 2022 për t’u mbrojtur kundër koronavirusit edhe nëse vendi zbut kufizimet.
Mijëra amerikanë vazhdojnë të vdesin çdo ditë nga virusi. “Për dekada, njerëzit do të flasin për këtë kohë kur vdiqën kaq shumë njerëz” tha ai.
Komentet nga Fauci vijnë ndërsa numri i të vdekurve në SHBA nga Covid-19 po i afrohet 500,000 një vit nga nisja e luftës me sëmundjen. Mbajtja e maskave është thelbësore për ngadalësimin e përhapjes së COVID-19, pasi mund të ndihmojnë në mbrojtjen e njerëzve nga transmetimi i virusit.