Amerika mbështet qeverinë, s’ka zgjedhje

Ambasadorja e Amerikës në vend, Kejt Meri Bërns ka vlerësuar se regjistrimi i popullsisë së pritet të ndodh gjatë pranverës së këtij viti, është i rëndësishëm.

Ajo ka deklaruar, se mungesa e të dhënave të popullsisë, u ka kushtuar shumë sjelljes së politikave.

“Mungesa e të dhënave të popullsisë u ka kushtuar shumë politikave publike. Nga këndvështrimi ynë, është e rëndësishme që të ketë regjistrim dhe të shkohet para, si statistikë praktike, dhe jo politike”, tha ambasadorja Bërns.

Duke folur për zgjedhjet lokale, ka vlerësuar se ato e shprehin zërin e qytetarëve, por nuk janë zgjidhje për të gjitha problemet në shtet. “Ato e shprehin zërin e qytetarëve dhe gjykimin e tyre, por nuk janë elementi i vetëm dhe nuk janë zgjidhje për të gjitha problemet”, tha Bërns në intervistë në televizionin Kanal5.