Në një deklaratë të bërë drejtoria rajonale e Organizatës Botërore e Shëndetësisë tha se ulja e numrit të rasteve me COVID-19 në mbarë Europën është shpëtim për autoritetet, që munden tashmë të vlerësojnë përgjigjet e tyre përballë virusit dhe për të riforcuar sistemin shëndetësor.
Për herë të parë që prej shtatorit, numri i rasteve të reja të sinjalizuara në një javë është më pak se një milion në 53 vende të rajonit evropian për OBSH-në (përfshirë edhe disa vende të Azisë Qendrore), konfirmoi drejtori i OBSH për Europë, Hans Kluge, në një komunikatë.
Rastet e reja janë ulur për të pestën javë radhazi, edhe pse numri mbetet ende i lartë”, shtoi ai duke theksua se edhe numri i viktimave nga COVID-19 është ulur gjithashtu për të tretën javë radhazi.
“Kur rastet me COVID-19 janë në nivele më të ulëta në shumë vende, siç është rasti tani, autoritetet shëndetësore kanë mundësi të përqendrohen në vlerësimin dhe përmirësimin e efektivitetit të përgjigjes së tyre përballë virusit”– theksoi Kluge.
Drejtoria e OBSH për Evropë rikujtoi se shërbimet shëndetësore, të tilla si kujdesi kundër kancerit ose programet e vaksinimit të fëmijëve, janë prekur rëndë nga pandemia e COVID-19.
“Ulja e numrit të rasteve bën të mundur që të përqendrohemi në sektorë që ishin lënë pas dore gjatë pandemisë. Është gjithashtu momenti për të përgatitur shërbimet tona për t’u kthyer në rrugën e duhur, për të hartuar strategji dhe për të furnizuar shërbimet shëndetësore përtej përgjigjes ndaj COVID-19″- shtoi ai.