Protestojnë hotelierët, kërkojnë lehtësim të masave anti-Covid

Qindra këngëtarë dhe pronarë të objekteve hotelerike kanë dalë sot në protestë.

Kërkojnë lehtësimin e masave anti-Covid, gjegjësisht shqyrtimin e protokolleve me të cilat ndalohet organizimi i ahengjeve në ambiente të mbyllura dhe të hapura. 

Ata ditë më parë e paralajmëruan Qeverinë për këtë protestë, por meqë Qeveria nuk mori asnjë masë, atëherë nuk u mbeti zgjidhje tjetër, pos të dalin në rrugë.