BIMA ME PËRDORIME TË GJËRA MEDICINALE -Prof.Dr.Musa Musai

BIMA ME PËRDORIME TË GJËRA MEDICINALE

Prof. Dr. M. Musai

Fam: Rubiaceae
Morinda citrifolia
Noni

Natyra është krijuesja e gjithë botës së gjallë, ka krijuar bimë me vlera të ndryshme, ushqimore por edhe medicinale. Kësajë rradhe do të flasim për bimën Morinda citrifolia e njohur si Noni. Kjo bimë ka vlert e saja shumë të mëdhaja në fushën e mirëmbajtjes të shëndetit. Bima Noni ka origjinë prej vendeve tropikale prej Azisë jugore, Australisë, Polinezie, prej Oqeanit të Qetë. Noni është bimë e çuditshme ndaj kushteve të përshtatshmërisë, ajo mundet me u gjet në vendet vullkanike, vendet me ranë, vende gurore, pra gjendet me shumicë në ato pyje buzë breut të detrave të ngrohta. Gjitha pjesët e bimës Noni kan përdorim të gjërë, për vlera medicinale dhe ushqyese. Popullata vendase bimën Noni e ka përdorur më shumë se 2000 vjet.
Prej frutave të bimës Noni, bëhen lëngje të cilat kan veprime të gjithëanshme në përmirësimin e organizimit të metabolizmit të qelizave në organizmin e njeriut.
BIMA NONI PËRMBAN:
• PROTEINA
• VITAMINA
• MINERALE
• ENZIME
Prej vitamineve në langun e Nonit më shumë ka vitaminën B, (në përgjithësi lëngu bimor ka: tiamin, riboflavin, niacin, acid pantotetikë, vitamin B6, vitamin B12, vitamin C, vitamin E, beta karoten dhe folate).
Prej mineraleve më shumë ka:
• Kalcium – Ca,
• Magnezium – Mg,
• Hekur – Fe,
• Fosfor – P,
• Kalium – K
Bima Noni ka veprime antioksidante, prej të cilëve më i dalluari është antioksidanti prokseroni,i cili sintetizohet në mëlçin tonë si kseronin.
Kseronina ka veprim të gjithëanshëm në qelizat e organizmit kundër proçeseve infektuese dhe ndezjeve organike.
Lëngu i bimës Noni ka veprime:
• Në traktin digestiv, bën ndikime fiziologjike, në mosndirjen e untisë,
• Ka ndikime në prodhimin e insulinës,
• Ka veprime në organet respiratore – për frymëmarje, në mushkëri të bardha, veçanërisht te njerëzit asmatika kronik,
• Bën të mundshme rritjen e imunitetit, rregullon nivelin e qelizave limfocite T dhe B,
• Ka ndiki pozitiv në sistemin nervor, krijon mundësi për energji, qetëson për gjum, qetëson njerëzit që kan probleme depresive,
• Rregullon përbërësit e gjakut, poashtu e ul tensionin e lart, pengon ngjizjen e qelizave, si dhe i shkatërron trombocitet,
• Te muskujt poashtu ka veprime të gjithëanshme, në veprimin elasticitik të tyre, rregullon shtangimet te artritisi, gihtit, pra i qetëson muskujt gjat kontraktimeve,
• Te gjinia femrore i qetëson dhimbjet gjat ciklit të menstruacioneve.
• Langu i Nonit ka veprime të përgjithsme shëruese, te kanceri i veshkëve, mëlçisë dhe mushkërive,
• Langu i Nonit zvogëlon niveli e yndyrës së keqe LDL – holesterolit, zvogëlon homocisteinen, e cila rrezikon prej sëmundjeve kardiovaskulare,
• Qetëson personat me sëmundje të Alzheimerit dhe të osteoporozës.
• Mbi të gjitha langu i Nonit rregullon punën fiziologjike të përgjithshme të mëlçisë.
• Poashtu langu i Nonit ka veprim të gjërë, te ata personq që vuajnë prej sëmundjes së sheqerit Diabetes tip 2 .
Për arsye të kushteve të veçanta, për rritje dhe për zhvillim, në Gadishullin Ilirik nuk e gjejm. Fruti i Nonit ka pamjen e mjedrës, manit, është leht për ta ngrënë, në organizem bëhet apsorbimi me përqindje të madha të përbërësave të frutës. Për qëllime shëndetësore, mirë është të përdoret për çdo ditë nga 30 ml lëng, më pak brenda 3 muajve.
Langun e Nonit për vlera medicinale, mund ta përdorin edhe fëmijë por me gjysëm doze.
Ruajeni shëndetin përmes fitoterapisë, nga Prof. Dr. M. Musai !