Vitamina D ka efekt mbi COVID-19! Mjeku Alimehmeti publikon në facebook të dhënat e studimit të Universitetit të Barcelonës, ku thuhet se vitamina D ka pasur efekte pozitive te pacientët e shtruar në spital me Covid-19.
“Stili i jetës është shumë i rëndësishëm pasi edhe vitamima D edhe obeziteti janë faktorë të modifikueshëm që i kemi në dorë”- shkruan Alimehmeti në Facebook.
Postimi i plotë:
❗ “Të përdorësh vitaminat kërkon të kesh forcë karakteri, pasi na kanë mësuar të jemi konsumues medikamentesh. Na kanë mësuar se çdo gjë e lirë dhe e sigurt nuk mund të jetë efektive.”
Cit.: Dr. Andreë Saul
✅ Rikthehemi me lajme të mira mbi vitaminën D miqtë e mi!
🇪🇸 Në studimin klinik të kryer nga Universiteti i Barcelonës (Spanjë), mjekët testuan trajtimin me vitaminë D (kalcifediol) te pacientët e shtruar në spital me COVID-19.
📝 Në total u studiuan:
👉 930 pacientë të shtruar në spital me COVID-19;
👉 551 pacientë rastësorë u trajtuan edhe me vitaminë D;
👉 379 pacientë rastësorë nuk morrën vitaminë D.
📝 Dozat e vitaminës D (kalcifediol) ishin:
👉 532 mcg ditën e shtrimit,
👉 266 mcg ditën e tretë,
👉 266 mcg ditën e shtatë,
👉 266 mcg ditën e pesëmbëdhjetë,
👉 266 mcg ditën e tridhjetë.
🙏 Rezultatet ishin mbresëlënës për grupin e trajtuar:
✅ 82% ulje e riskut për shtrim në terapi intensive (RR 0.18, 95%CI 0.11-0.29)
✅ 64% ulje e riskut të vdekshmërisë (RR 0.36, 95CI 0.19-0.67)
📝 Gjetje dytësore
📝 Personat me vitaminë D në nivele normale në momentin e shtrimit kishin:
✅ 55% ulje e riskut për shtrim në terapi intensive (RR 0.45, 95%CI 0.24-0.84)
✅ 63% ulje e riskut të vdekshmërisë (RR 0.37, 95CI 0.17-0.82)
📝 Personat obezë (>30 kg/m2) kishin:
👉 2.55 fish më shumë risk për shtrim në terapi intensive (95%CI 1.29-5.04)
👉 3.69 fish më shumë risk për vdekshmëri (95%CI 1.49-9.12)
❗ Mësimet që marrim:
✅ TRAJTIMI ME VITAMINË D FUNKSIONON!
✅ STILI I JETËS ËSHTË SHUMË I RËNDËSISHËM, PASI EDHE VITAMINA D EDHE OBEZITETI JANË FAKTORË TË MODIFIKUESHËM QË I KEMI NË DORË!
Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT