Ademi: Përmes ndryshimeve ligjore, 51 tekste shkollore janë ndryshuar

Ish ministri i Arsimit, Arbër Ademi thekson se në kohën kur ai ishte zv. Ministër dhe më pas edhe ministër i Arsimit ka iniciuar ndryshme në Ligjin për tekstet shkollore të arsimit fillor dhe atij të mesëm, pas çka sipas tij janë përmirësuar 51 tekste shkollore.

Korniza e mëparshme ligjore-juridike nuk lejonte mundësin e korrigjimit të teksteve shkollore. Në 2018, asokohe si zv. ministër dhe më pas edhe si ministër ndryshuam ligjin ku thamë nëse në një tekst të miratuar për përdorim, vërehen pengesa ose mangësi në aspektin shkencor, metodologjik, teknik si dhe në aspekt të përkthimit dhe adaptimit dhe që nuk kalojnë më tepër se 30 për qind nga përmbajtja totale e tekstit shkollorë, shërbimi pedagogjik nga autori, respektivisht autorët ose botuesit kërkon propozim për ndryshim të përmbajtjes, por ama i njëjti ligj parasheh që vetë autori, me vetë iniciativë, ose botuesi të kërkojnë përmirësim të teksteve shkollore. Si rezultat i ndryshimit të kornizës ligjore 51 tekste shkollore për herë të parë janë korrigjuar, përmbajtja e teksteve shkollore është përmirësuar dhe këtë e kemi bërë me plan konkret”, tha Arbër Ademi, ish ministër i arsimit.