Punkti për nisjen e vaksinimit është gati. Personeli mjekësor po bën përgatitjet e fundit dhe provat në mostra të improvizuara se si duhet të përdoret një vaksinë anti kovid. Në hapësirat modulare të Klinikës Infektive janë pozicionuar 6 pika për vaksinim, në të cilat do të jepet nga një vaksinë në çdo 15 minuta. Dy mjekë nga personeli i infektivit nesër në mëngjes do ta bëjnë sefte me vaksinat Pfizer. Punkti do të punojë nga ora 8 deri në 20.
Ne tanimë jemi të gatshëm për vaksinim nesër, ishim në disa trajnime për dhënien e kësaj vaksine. Në parim dallon vetëm mënyra e ruajtjes dhe e parapërgatitjes së vaksinës. Kishim trajnim nga Ministria këtu në spitalin modular dhe ekipet janë të gatshme – tha Mariana Krojçeva, Infermiere.
Ndërkohë, një aneks i pullazit po vihet tek dera e barakave, të cilat gjatë valës së dytë shërbyen si kovid qendër. Përderisa jashtë punohet, brenda stafi mjekësor intensivisht formalizon procedurat e vaksinimit.
“Ky është formulari, të cilin çdo pacient duhet ta plotësojë para marrjes së vaksinës dhe e dorëzon tek administrata për të marrë një karton më të dhëna personale, të cilën pastaj do ta dorëzojë tek stafi mjekësor dhe të njëjtit do të evidentojnë datën e injektimit të dozës së dytë të vaksinës. Me ç’ rast këtu po e shihni përgatitjet e fundit që po bëhen për fillimin e vaksinimit të nesërm”.
Sipas mjekëve, mënyra e ruajtës së vaksinës është shumë delikate. Nga frigoriferi i posaçëm -70 gradë celsius prej Institutit të Transfuziologjisë do të transferohen tek punkti në frigoriferë të thjeshtë. Dozat që jepen gjatë ditës duhet të shkrihen dhe në temperaturë të dhomës të injektohen tek pacientët. Nga një ampulë do të nxirren 5 shiringa të vaksinave 0,9ml, të cilat duhet të jepen në trup jo më vonë se 5 orë pas hapjes. Donacioni nga Serbia prej 4,680 dozash janë të rezervuara për personelin mjekësor nëpër klinikat infektive dhe konvid qendrat e Shkupit, pasojnë edhe mjekët nga qytetet e tjera në vijën e parë të frontit.