Kufizimet e vendosura nga Gjermania në trafikun me Tirolin austriak, i prekur nga varianti afrikanojugor i COVID-19, e kanë detyruar Vjenën të kontrollojë më tej kufirin e saj me Italinë, duke shkaktuar bllokime të mëdha trafiku.
Një test negativ për COVID-19 është kërkuar që nga e diela për shoferët e kamionëve të rëndë për të hyrë në Gjermani nga Tiroli, për shkak të numrit të madh të infektimeve me variantin e Afrikës së Jugut të virusit, i regjistruar në këtë provincë austriake, pjesa jugore e së cilës kufizohet me Italia.
Nga frika se transportuesit italianë tranzit në territorin e saj nuk janë të gjithë në zotërim të dokumenteve të kërkuara nga Berlini dhe të bllokuar në territorin e saj, Austria ka vendosur nga ana tjetër kontrollet në kufirin e saj jugor të dielën.
“Ne nuk do të lejojmë që Tiroli të bëhet parking për Europën”, tha guvernatori i provinces, Günther Platter, në një deklaratë.
“Shoferëve, kalimi i të cilëve nuk mund të garantohet, do të ndalohen të vazhdojnë udhëtimin e tyre”, shtoi ai.
Presidenti i shoqatës italiane të transportuesve rrugorë “Conftrasporto-Confcommercio”, Paolo Uggè, bëri thirrje se parimi i reciprocitetit do të zbatohet dhe se edhe Italia do të kryejë gjithashtu teste mbi shoferët nga Gjermania, Britania e Madhe dhe Austria.