Filipçe: Nëse lloji britanik i virusit përhapet më shumë, do të ketë kufizime të reja

Situata me koronavirusin po qetësohet shumë ngadalë dhe janë shfaqur raste të reja të tipit britanik të koronavirusit. Sidoqoftë, sipas Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, situata me llojin e ri të koronavirusit nuk është alarmante.

Filipçe theksoi se nëse lloji britanik i virusit do të përhapet më shumë, atëherë do të ketë kufizime të reja për të parandaluar infektimet.