Ministria e Financave i është përgjigjur Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve mbi kërkesën për sigurimin e mjeteve për terminale të cilat verifikojnë dokumentet biometrike në zgjedhjet lokale. Ministri i Financave, Fatmir Besimi thotë se mjete në buxhet ka dhe se zgjedhjet lokale nuk do të kenë asnjë pengesë financiare.
Unë iu përgjigja pyetjes së tyre se ata mund t’i zbatojnë të gjitha procedurat derisa vlerësojnë se mund të arrijnë në kohë dhe derisa vlerësojnë se sipas protokolleve mund ta zbatojnë një gjë të tillë. Mjetet nga buxheti do të sigurohen për realizimin e projektit, përkatësisht zgjedhjet lokale nuk do ta kenë asnjë pengesë – deklaroi Fatmir Besimi, Ministër i Financave.
Kodi Penal parashikon sigurimin e mbi 5.000 terminaleve për identifikimin e votuesve përmes vijave papilare dhe verifikimin e dokumenteve biometrike. Kjo metodë verifikimi të votuesve do të zbatohet për herë të parë në vend. Sigurimi i pajisjeve sipas KSHZ-së duhet bëhet sa më shpejtë pasi deri në zgjedhje pason periudha e trajnimit të vëzhguesve për përdorimin e terminaleve si dhe lidhja e tyre me softuerin e KSHZ-së. Nga organi për zbatimin e zgjedhjeve thonë se për sigurimin e terminaleve dhe softuerit duhet shqyrtuar edhe mundësia e donacioneve, pasi buxheti i tyre nuk mbulon të gjitha harxhimet e parapara për realizimin e zgjedhjeve lokale në përputhje me Kodin Zgjedhor. Kryeministri Zoran Zaev betonoi qëndrimin se me zgjedhjet lokale nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe se institucionet dhe partitë duhet të përgatiten për zgjedhje lokale të lira dhe demokratike.